Korona i mori jetën futbollistit të dytë iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103756-korona_i_mori_jetën_futbollistit_të_dytë_iranian
Ali Ansarian, një ish mbrojtës për ekipet e futbollit Persepolis dhe Esteghlal, i cili ishte shtruar në spital në Teheran që nga 21 Janari për shkak të sëmundjes Covid 19, vdiq të Mërkurën në mbrëmje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 04, 2021 07:14 Europe/Tirane
  • Korona i mori jetën futbollistit të dytë iranian

Ali Ansarian, një ish mbrojtës për ekipet e futbollit Persepolis dhe Esteghlal, i cili ishte shtruar në spital në Teheran që nga 21 Janari për shkak të sëmundjes Covid 19, vdiq të Mërkurën në mbrëmje.

Veterani 43-vjeçar i futbollit iranian, i cili është shumë i popullarizuar në mesin e tifozëve të dy skuadrave të kryeqytetit, shkoi në spital dy javë më parë, ndërsa mjekët thanë se më shumë se 80% e mushkërive të tij ishin infektuar me virusin korona. Ali Ansarian filloi të luante futboll profesional në vitin 1996 duke u bashkuar me ekipin Fajr Sepasi dhe më pas në vitin 1998 u bashkua me ekipin Persepolis të kryeqytetit. Pas tetë viteve në Persepolis, ai u bashkua me Esteghlalin në vitin 2006 në një transferim të profilit të lartë. Ai gjithashtu ka punuar në fushën e kinemasë dhe televizionit dhe ka luajtur në disa filma dhe seriale. Para Ansarians, Mehrdad Minavand, një tjetër veteran i ekipit Persepolis, gjithashtu të mërkurën e kaluar humbi jetën për shkak të Koronës.