Ruhani: Irani për disa herë doli fitues përball Amerikës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se lëshimi i verdiktit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër Amerikës, është një sukses tjetër i Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte, deklaroi: “Pavarësisht faktit se amerikanët po përdorin nga mijëra ekspertë të ndryshëm në këtë luftë politike, mirëpo ne me një numër të vogël të diplomatëve kemi shkuar në luftë kundër tyre dhe e kemi fituar betejën”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Para kësaj në padinë e Iranit kundër sanksioneve të Amerikës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë pavarësisht mobilizimit të mijëra ekspertëve juridik amerikan, ka lëshuar verdikt gjyqësor në favor të Iranit duke theksuar se Amerika në mënyrë urgjente duhet të ndërpresë të gjitha sanksionet në fushën e çështjeve humanitare, por natyrisht se amerikanët duke mos zbatuar këtë vendim gjyqësor, kanë kryer krim të ri. Në këtë fazë, amerikanët kanë bërë përpjekje që ta vërtetojnë se Gjykata nuk mund ta shqyrtojë padinë e Iranit, por dje u lëshua verdikti gjyqësor kundër Amerikës dhe kjo është një fitore e madhe në fushën juridike për Republikën Islamike të Iranit”.
Vlen të theksohet se Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë dje (të mërkurën) me anë të një vendimi ka hedhur poshtë ankesën e Amerikës në bazë të të cilës pretendohej se kjo Gjykatë nuk ka autoritet për të shqyrtuar padinë e Teheranit kundër Uashingtonit në lidhje me dosjen e shkeljes së traktatit për marrëdhënie dypalëshe.