Rusia dërgon ngarkesën e parë me vaksinë kundër Koronas në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103780-rusia_dërgon_ngarkesën_e_parë_me_vaksinë_kundër_koronas_në_iran
Ambasadori i Iranit në Rusi ka njoftuar për dërgimin e ngarkesës së parë me vaksinën ruse kundër virusit Korona të quajtur “Sputnik V” në Iran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2021 11:05 Europe/Tirane
  • Rusia dërgon ngarkesën e parë me vaksinë kundër Koronas në Iran

Ambasadori i Iranit në Rusi ka njoftuar për dërgimin e ngarkesës së parë me vaksinën ruse kundër virusit Korona të quajtur “Sputnik V” në Iran.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kazem Xhalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, ka deklaruar: “Ngarkesa e parë me vaksinën ruse “Sputnik V” kundër virusit Korona është ngarkuar ditën e enjte dhe është dërguar në Iran. Ngarkesa e dytë e kësaj vaksine do të dërgohet në mes të shkurtit dhe ngarkesa e tretë do të dërgohet në Iran deri më 28 shkurt dhe ky proces do të vazhdojë në çdo dy javë”.

Kazem Xhalali gjithashtu ka thënë se vaksina ruse “Sputnik V” është regjistruar dhe licensuar në më shumë se 16 vende të botës duke përfshirë edhe Iranin dhe ka shtuar: “Republika Islamike e Iranit është vendi i 16-të në botë që javën e kaluar e ka regjistruar dhe licensuar këtë vaksinë. Në bazë të marrëveshjes së arritur me kompaninë investuese drejtpërdrejtë të Rusisë (RDIF), është vendosur që edhe në Iran kjo vaksinë të prodhohet në mënyrë të përbashkët”.