Ruhani: Javën tjetër fillon vaksinimi kundër virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103874-ruhani_javën_tjetër_fillon_vaksinimi_kundër_virusit_korona
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër virusit Korona në bazë të prioriteteve të përcaktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 06, 2021 11:09 Europe/Tirane
  • Ruhani: Javën tjetër fillon vaksinimi kundër virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi kundër virusit Korona në bazë të prioriteteve të përcaktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Euhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar kundër virusit Korona, vuri në dukje afrimin e njëvjetorit të përhapjes së virusit Korona dhe deklaroi: “Kjo pandemi ka krijuar rrethana të veçanta në të gjithë botën, prandaj rruga më e mirë për t’u mos infektuar me një virus, është parandalimi i përhapjes së tij”.

Ruhani shtoia: “Natyrisht se ne në Iran kemi kërkuar prodhimin e të gjitha medikamenteve të njohura dhe këto medikamente janë prodhuar dhe janë në dispozicion të spitaleve tona, prandaj nëse bashkëpunojmë, mund të parandalojmë edhe përhapjen më të madhe të virusit Korona”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me vaksinimin kundër virusit Korona në Iran, tha: “Një prej rrugëve të mbrojtjes përball këtij virusi, është vaksinimi i cili krijon imunitet kolektiv. Nëse do të dëshironin që një gjë e tillë të bëhet në mënyrë të zakonshme, atëherë duhej të prisnim një apo dy vite, mirëpo për shkak se ky virus shkaktonte shumë humbje të jetës së njerëzve dhe gjithashtu shkaktonte shumë probleme të tjera, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar leje urgjente për vaksinim. Të gjithë kanë përgatitur aparatet dhe mjetet e veta që të kryhet vaksinimi në Iran dhe për fat të mirë ngarkesa e parë e vaksinës kundër virusit Korona ka arritur në vend dhe në këtë mënyrë javën e ardhshme do të thotë para 22 bahmanit, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve në bazë të prioriteteve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit. Është shumë e rëndësishme për ne që në fillim të marrin vaksinën pjesëtarët e personelit mjekësor të spitaleve në dy faza dhe krijohet një siguri e lartë, për arsye se ata janë më shumë në përballje me rrezikun dhe kanë më shumë shqetësime, ndërsa më pas do vaksionohen personat e moshuar dhe ata të cilët kanë sëmundje kronikale”.