Në të ardhmen e afërt përurohet droni “Harku 22”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i103878-në_të_ardhmen_e_afërt_përurohet_droni_harku_22
Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se deri në fund të këtij muaji do të përurohet droni gjigant “Harku 22” i cili ka kapacitet të bartë 300 kg pajisje luftarake.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 06, 2021 15:17 Europe/Tirane
  • Në të ardhmen e afërt përurohet droni “Harku 22”

Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se deri në fund të këtij muaji do të përurohet droni gjigant “Harku 22” i cili ka kapacitet të bartë 300 kg pajisje luftarake.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Aziz Nasirzade vuri në dukje sukseset më të fundit të forcave ajrore të ushtrisë së Iranit dhe tha se dronët e ushtrisë së Iranit në Gjirin Persik janë të pajisur me bomba 500 pound, ndërsa theksoi: “Para Revolucionit Islamik, pajisjet tona siguroheshin nga perëndimi dhe të gjitha trajnimet tona vareshin nga perëndimi si dhe e gjithë mbështetja e pjesëve të makinerisë varej nga jashtë vendit. Ndërkohë që pas Revolucionit Islamik, ne vetë trajnojmë të gjithë forcën njerëzore në mënyrë të plotë si pilotët, si nga aspekti teknik dhe nga aspektet e tjera duke u mbështetur në kapacitetet e brendshme. Nëse dëshirojmë t’i mbledhim të gjitha këto, mund të themi se forcat tona ajrore tani janë në nivel shumë më të lartë të pajisura, më të përgatitura dhe kanë motive e gatishmëri shumë më të lartë”.