Zhvillimi i vaksinës së parë iraniane për injeksion kundër Covid 19
Vaksina e parë kundër Covid 19 me injeksion u prezantua në Ministrinë e Shëndetësisë së Iranit.
Sipas klubit të gazetarëve të rinj, vaksina e parë me injeksion kundër Korona e quajtur "Cov Pars", e cila u prodhua nga Instituti Razi, u zbulua këtë mëngjes në prani të Saeed Namaki, Ministër i Shëndetësisë. Kështu, pasi morën licencat përkatëse, vaksina e parë e rikombinuar me injeksion e Covid 19 në Institutin e Vaksinave dhe Serumit që nga sot hyri në fazën e studimit njerëzor. Faza e studimit të kësaj vaksine plotësisht iraniane ka përfunduar në mënyrë të pavarur në Institutin e Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi. Sipas Ali Ishaqi, drejtor i Institutit të Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi, studimi ka marrë miratim nga Komiteti Kombëtar për Etikën në Kërkimet Mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë. Faza e parë e provës klinike të vaksinës "Cov Pars" përfshin 133 vullnetarë. Fillimisht, vaksina do tu jepet 13 personave në tetë ditë dhe nëse nuk ka ndonjë reagim të veçantë, injeksioni do të vazhdojë në grupe prej 20 deri në 120 njerëzit. Kjo fazë zgjat 23 ditë dhe faza e dytë zgjat rreth 4 deri në 5 muaj, e cila nëse është e suksesshme, hyn në fazën e tretë dhe vaksina arrin prodhimin masiv.