Irani përjashton bisedimet e reja mbi marrëveshjen bërthamore
(last modified Sun, 07 Feb 2021 18:57:40 GMT )
Shkurt 07, 2021 19:57 Europe/Tirane
  • Irani  përjashton bisedimet e reja mbi marrëveshjen bërthamore

Ministri i jashtëm i Iranit tha se Presidenti i ri i SHBA Joe Biden duhet të kthehet në të njëjtën marrëveshje bërthamore që Republika Islamike arriti me fuqitë botërore në vitin 2015, dhe se nuk do të ketë bisedime të reja për këtë marrëveshje.

Muhamed Xhavad Zarif i bëri këto komente të Dielën në një intervistë me gazetarin Farid Zakaria të CNN, duke shtuar se Irani nuk është tërhequr kurrë nga marrëveshja bërthamore, por vetëm ka zvogëluar angazhimet e tij, pasi ish presidenti i SHBA, Donald Trump, e tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja. Ishte Trump ai që u tërhoq nga marrëveshja bërthamore dhe Biden duhet të kthehet në të njëjtën marrëveshje, e cila është negociuar më parë, shtoi diplomati i lartë i Iranit. Deklaratat e Zarif erdhën pasi Biden në një intervistë të Premten me CBS, e cila u transmetua të Dielën, tha se ai nuk do të hiqte sanksionet në mënyrë që të inkurajonte Iranin të fillojë bisedime të reja me Shtetet e Bashkuara. Ministri i jashtëm i Iranit tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të flasin për aftësitë mbrojtëse të Iranit, por përkundrazi duhet të adresojnë gjerësisht çështjen e armëve në rajonin e Azisë Perëndimore, veçanërisht ato, të cilat po përdoren kundër grave dhe fëmijëve në Jemen. Nëse kërkoni të bëni bisedime rreth armëve, duhet të merrni në konsideratë të gjitha aspektet e kësaj çështjeje, shtoi ai. Ndërsa Arabia Saudite shpenzoi më shumë se 70 miliardë dollarë për të blerë pajisje ushtarake vitin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe, me një popullsi prej rreth 1.5 milion, shpenzuan rreth 22 miliardë dollarë në blerjen e armëve, vuri në dukje Zarif duke cituar shifra nga Instituti i Paqes dhe Kërkimeve Ndërkombëtare i Stokholmit (SIPRI). Ai shtoi se pavarësisht se ka më shumë se një milion personel ushtarak zyrtar, shpenzimet ushtarake të Iranit nuk i kalojnë 10-11 miliardë dollarë.

 

Tags