Fillon vaksinimi kundër virusit Korona në Iran
Autoritetet shëndetësore të Iranit sot (të martën) kanë filluar vaksinimin me vaksinën “Sputnik V” të Rusisë kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se vaksinimi kundër virusit Korona në Iran ka filluar me vaksinën “Sputnik V” të Rusisë me urdhër të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Kejanush Xhahanpur, zëdhënësi i Organizatës për Ushqim dhe Medikamente pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, në ceremoninë e fillimit të vaksinimit kundër virusit Korona, deklaroi: “Vaksinimi kundër virusit Korona po fillon me vaksinimin e 1000 personave në ditë dhe pastaj duke marrë parasysh vlerësimet e bëra, gradualisht do të rritet numri i personave të vaksinuar brenda ditës”.
Xhahanpur shtoi: “Në fazën e parë të vaksinimit, vaksinën do ta marrin të gjithë anëtarët e personelit të repartit ICU të spitaleve të cilët nuk kanë dalë pozitivë në testin PCR, por nuk ekziston ndonjë pengesë për vaksinimin edhe të atyre personave të cilët më parë janë infektuar me virusin Korona”.