Gjeneral Bagheri: Amerika dhe regjimi sionist kanë arritur në bllokadë strategjik
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Amerika dhe regjimi sionist kanë arritur në bllokadë strategjike ndaj Revolucionit Islamik të Iranit.
Gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, ditën e martë me anë të një mesazhi me rastin e dyzetë e dy vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ka thënë: “Me kalimin e 42 viteve pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, pavarësisht armiqësive të shteteve hegjemoniste dhe arrogante me në kryer regjimin e urryer dhe terrorist të Amerikës, Irani Islamit po vazhdon qëndresën dhe rezistencën e palëkundur drejt realizimit të idealeve të larta dhe ndërtimit të civilizimit të ri. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit dhe populli vigjilent i Iranit Islamik me maturinë e vet kanë neutralizuar në maksimum qëllimet dhe strategjitë rajonale të Amerikës, regjimit sionist dhe regjimeve servile të rajonit në përballje me Revolucionin Islamik dhe me popullin e Iranit”.
Shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit tha: “Civilizimi perëndimor dhe amerikan po shkon drejt dekadencës dhe në përballje me Revolucionin dhe sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe logjikën e fuqishme të tij, ai ka arritur në bllokadë strategjik. Sot fuqitë botërore duke vëzhguar potencialet, progresin dhe kapacitetet gjeopolitike dhe strategjike të Republikës Islamike të Iranit, është kapluar nga një frikë e madhe dhe duhet ta përgatisë veten për të pranuar sistemin dhe rendin e një fuqie të re në formim e sipër rajonale me qendër Iranin. Forcat e armatosura të Iranit me një zotërim të lartë inteligjent mbi fushëveprimin dhe veprimet e armiqve, janë të gatshme për t’u përballur në mënyrë të prerë dhe të fuqishme me çfarëdo kërcënimi dhe agresioni të armiqve rajonalë dhe ndërkombëtarë”.