Irani feston 42 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104062-irani_feston_42_vjetorin_e_fitores_së_revolucionit_islamik
Natën e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, në të njëjtën kohë me ndriçimin e shesheve kryesore të qyteteve, kombi i guximshëm dhe revolucionar i Iranit do të festojë këtë event madhështor me thirrjet "Allahu Akbar".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 09, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Irani feston 42 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik

Natën e përvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik, në të njëjtën kohë me ndriçimin e shesheve kryesore të qyteteve, kombi i guximshëm dhe revolucionar i Iranit do të festojë këtë event madhështor me thirrjet "Allahu Akbar".

Revolucioni Islamik i Iranit triumfoi më 11 Shkurt 1979 nën udhëheqjen e Imam Khomeinit, themeluesit të madh të Republikës Islamike të Iranit. Çdo vit, njerëzit në të gjithë Iranin Islamik manifestojnë besnikërinë e tyre ndaj idealeve të themeluesit të madh të Republikës Islamike dhe Ajetollah Khameneit, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke marrë pjesë në marshimin e përvjetorit të Revolucionit Islamik. Këtë vit, për shkak të shpërthimit të virusit Corona, këto ceremoni do të jenë tepër të kufizuara, do të mbahen virtualisht dhe me parada të motorëve dhe makinave në rrugët kryesore të qyteteve në mbarë Iranin islamik.