Rezoluta përfundimtare e marshit madhështor të 22 bahmanit në Iran
Këshilli koordinues i programeve islame ka theksuar unitetin e të gjitha shtresave të shoqërisë përball arrogancës botërore nën udhëheqjen e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.
Këshilli koordinues i programeve islame në rezolutën përfundimtare të marshit madhështor me rastin e dyzetë e dy vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, ka falënderuar pjesëmarrjen e lartë dhe epike të popullit të Iranit në mardhin simbolik me motoçikleta dhe makina në manifestimin e dyzetë e dy vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe ka deklaruar: “Marshi madhështor i 22 bahmanit, duke përfaqësuar të gjithë popujt liridashës dhe drejtësidashës të botës, me zë të qartë ka deklaruar ndjekjen dhe pasimin e gjithanshëm ndaj boshtit dhe fuqisë së Iranit Islamik në lëvizjen për Zgjimin Islam të filluar nga Imam Khomejni (ra)”.
Në këtë deklaratë duke i kujtuar krerëve të arrogancës botërore sidomos qeverisë demokrate të Amerikës gabimet e tmerrshme në llogaritjet e tyre që nga fillimi i formimit të lëvizjes së madhe islam e deri në fitoren madhështore të Revolucionit Islamik e deri te komplotet e njëpasnjëshme dhe luftërat e dështuara dhe disfatat poshtëruese që kanë pas, theksohet: “Populli i Iranit me vullnetin e palëkundur dhe me mbështetjen dhe punën e palodhshme, edhe në luftën ekonomike gjithashtu ua shijuar edhe një dështim dhe disfatë të re armiqve të përbetuar të Islamit dhe të Iranit Islamik. Ashtu siç ka deklaruar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në Republikën Islamike askush nuk dëgjon gjepurat dhe deklaratat e kota të pretenduesve pa merita, sepse qëndrimi i prerë i popullit të Iranit është ky që politika e prerë dhe e palëkundur e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me marrëveshjen bërthamore është heqja e të gjitha sanksioneve të vendosura nga ana e Amerikës”.
Në këtë rezolutë gjithashtu është vlerësuar puna dhe përpjekja e palodhshme autoriteteve dhe personelit shëndetësor në përballje me virusit Korona dhe shërbimet që po u japin ata qytetarëve gjatë periudhës së kësaj pandemie dhe është mbështetur iniciativa dhe puna novatore e shkencëtarëve të Iranit për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona që është një manifestim i zgjuarsisë dhe kapacitetit shkencor të të rinjve iranianë.