Zarif: Dritarja aktuale e hapur, por mbyllët me shpejtësi
(last modified Wed, 10 Feb 2021 12:48:29 GMT )
Shkurt 10, 2021 13:48 Europe/Tirane
  • Zarif: Dritarja aktuale e hapur, por mbyllët me shpejtësi

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se në kundërpërgjigje ndaj moszbatimit të zotimeve të Amerikës dhe Evropës në marrëveshjen bërthamore, Irani së shpejti do të marrë veprime të reja kompensuese në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, me rastin e dyzetë e dy vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, me anë të një videomesazhi të publikuar në gjuhën angleze, deklaroi: “Me ardhjen e qeverisë së re në Uashington, ekziston ky rast që të provohet një qasje e re, mirëpo dritarja e cila aktualisht është e hapur, po mbyllet shumë shpejtë. Në kundërpërgjigje të moszbatimit të zotimeve të Amerikës dhe Evropës në kuadër të marrëveshjes bërthamore, së shpejti Qeveria e Iranit do të detyrohet të marrë veprime të reja kompensuese. Këto veprime kompensuese ashtu siç janë miratuar me në Parlamentin Islamik të Iranit, do të jenë në përputhje të plotë me të drejtat legjitime të Republikës Islamike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore që përfshinë zgjerimin e programit atomik dhe reduktimin e bashkëpunimit me inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike”.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu ka thënë se Teherani shumë herë dhe shumë herë ka deklaruar dhe vërtetuar gatishmërinë e vet për bashkëpunim drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta me vendet fqinjë, ndërsa theksoi: “Qëllim i përhershëm i Iranit në të gjitha përpjekjet është ndërtimi i një rajoni me më shumë stabilitet, me më shumë qetësi dhe me zhvillim dhe progres më të madh që në këtë kuadër ka prezantuar edhe disa iniciativa. Ne shpresojmë që vendet fqinjë të Iranit më në fund do të mësojnë këtë realitet se nuk mund të presion që faktorët e huaj t’ua garantojnë sigurinë e tyre, për arsye se fat i pashmangshëm gjeografik është që vendet fqinjë gjithmonë të qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit”.

Tags