Irani dënon sulmin kundër Misionit të Ndihmës së OKB për Afganistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104164-irani_dënon_sulmin_kundër_misionit_të_ndihmës_së_okb_për_afganistanin
Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar me forcë një sulm terrorist ndaj një autokolone të Misionit të Ndihmës së OKB për Afganistanin (UNAMA), që la të vdekur pesë punonjës të sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 12, 2021 05:21 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin kundër Misionit të Ndihmës së OKB për Afganistanin

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar me forcë një sulm terrorist ndaj një autokolone të Misionit të Ndihmës së OKB për Afganistanin (UNAMA), që la të vdekur pesë punonjës të sigurisë.

Said Khatibzadeh, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane e bëri njoftimin të enjten në mbrëmje, duke shprehur ngushëllimet e tij me familjet e viktimave. "Për fat të keq, dhuna në Afganistan ka hyrë në një fazë shumë të rrezikshme dhe nëse bashkësia ndërkombëtare, vendet e rajonit dhe të gjitha forcat përgjegjëse në Afganistan nuk i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje të rëndësishme, ekziston frika se ky vend do të shohë dhunë në rritje dhe kushte më të këqija të sigurisë, " shtoi ai. Një autokolonë e Kombeve të Bashkuara është sulmuar në periferi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, ku kanë mbetur të vrarë pesë anëtarë të forcës afgane të sigurisë që po shoqëronin automjetet e agjencisë ndërkombëtare. Një zyrtar i ministrisë së brendshme afgane tha se talibanët besohej të ishin pas sulmit në rrethin Surobi rreth 60 km  në lindje të Kabulit, por grupi i armatosur e mohoi përfshirjen.