Ngarkesa e dytë me vaksinën ruse kundër Koronas dërgohet në Iran
Ngarkesa e dytë me vaksinën “Sputnik V” të Rusisë kundër virusit Korona ditën e premte është dërguar në Teheran me një aeroplan special.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kazem Xhalali, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, ka deklaruar: “Ngarkesa e dytë me vaksinës ruse “Sputnik V” kundër virusit Korona sipas premtimit të autoriteteve ruse të shëndetësisë, të enjten në mbrëmje i është dorëzuar ambasadës së Iranit dhe sot (të premten) me një aeroplan special, është dërguar në Teheran”.
Ai shtoi: “Sipas programit, ngarkesa e tretë me vaksinën “Sputnik V” gjithashtu do të dërgohet sipas programit të paraparë”.
Kazem Xhalali në lidhje me marrëveshjen e Iranit dhe Rusisë në fushën e prodhimit të përbashkët të vaksinës “Sputnik V” në Iran, tha: “Më shpejtë se sa që mendohej, Irani dhe Rusia kanë arritur marrëveshje në fushën e prodhimit të përbashkët të vaksinës kundër virusit Korona dhe së shpejti do të fillojë prodhimi i vaksinës “Sputnik V” në Iran”.