Sportisti iranian me të meta në shikim fiton medaljen e artë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104184-sportisti_iranian_me_të_meta_në_shikim_fiton_medaljen_e_artë
Sportisti iranian me të meta në shikim në kampionatin botëror në Emirate të Bashkuara Arabe ka thyer rekordin dhe ka fituar medaljen e artë në këtë sport.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2021 09:23 Europe/Tirane
  • Sportisti iranian me të meta në shikim fiton medaljen e artë

Sportisti iranian me të meta në shikim në kampionatin botëror në Emirate të Bashkuara Arabe ka thyer rekordin dhe ka fituar medaljen e artë në këtë sport.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se kampionatin e sportistëve me të meta fizike që po zhvillohet në Emirate të Bashkuara Arabe, dje në ditën e dytë të këtij kampionati dhe në degën e hedhjes së shtizës, Behzad Azizi, sportisti iranian me të meta në shikim, duke shënuar rekord të ri me 64.37 metra në hedhjen e shtizës, ka fituar medaljen e artë.

Sportisti tjetër nga Lituania në këtë kampionat fitoi vendin e dytë ndërsa Mas’ud Hejdari, sportisti tjetër iranian në po këtë degë sportive fitoi medaljen e bronzit.

Kampionati ndërkombëtar i sporteve bazë për persona me të meta në shikim dhe të verbër gjatë të cilit bëhet kualifikimi i sportistëve për në lojërat olimpike në Tokio, do të vazhdojë deri ditën e diele.