Dërgesa e dytë e vaksinës "Sputnik V" arriti në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104224-dërgesa_e_dytë_e_vaksinës_sputnik_v_arriti_në_teheran
Një zëdhënës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit tha: Dërgesa e dytë e vaksinës "Sputnik V", e cila përfshin 100,000 doza, arriti në Teheran të Premten në mbrëmje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 13, 2021 03:50 Europe/Tirane
  • Dërgesa e dytë e vaksinës

Një zëdhënës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit tha: Dërgesa e dytë e vaksinës "Sputnik V", e cila përfshin 100,000 doza, arriti në Teheran të Premten në mbrëmje.

Kianoosh Jahanpour, zëdhënës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit, shkroi në Twitter: "Pas etiketimit dhe kodimit, kjo ngarkesë do të shpërndahet në rrjetin shëndetësor të vendit për të vaksinuar personelin e vijës së parë të luftës kundër korona".  Dërgesa e parë e vaksinës korona ruse e quajtur "Sputnik V" u dërgua në Iran më 4 shkurt.