Ruhani: Duhet të shtohet kontrolli në kufijtë hyrës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se duhet të shtohet kontrolli në pikat kufitare hyrëse të vendit, sidomos duhet të shtohet kontrolli ndaj udhëtarëve që vijnë nga vendet ku janë përhapur viruset e ri.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit të shtunën në mëngjes në mbledhjen e shtabit kombëtar për t’u përballur me pandeminë e virusit Korona, ka deklaruar se e vetmja rrugë për tejkalimin e fazës së përhapjes së pandemisë Korona, është respektimi i të gjitha protokolleve shëndetësore dhe njëkohësisht ka kërkuar nga organet kompetente që të tregojnë ndjeshmëri dhe kujdes më të madh gjatë kontrollit të pikave kufitare për të parandaluar hyrjen e viruseve të rinj në Iran.
Ruhani ka thënë: “Fazat e testit dhe karantinës së udhëtarëve duhet të respektohen në kuadër të protokolleve të deklaruara nga Ministria e Shëndetësisë”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu e ka quajtur të domosdoshëm identifikimin e hershëm të personave të infektuar me virusin e zhvilluar dhe ka thënë: “Të gjithë institucionet dhe qytetarët duhet të bashkëpunojnë për të parandaluar valën e katërt të përhapjes së virusit Korona dhe nuk duhet lejuar një valë tjetër e përhapjes së pandemisë Korona e cila dëmton jetën e shëndetin e qytetarëve”.