Ushtria iraniane teston një raketë inteligjente me rreze veprimi 300 kilometra
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104256-ushtria_iraniane_teston_një_raketë_inteligjente_me_rreze_veprimi_300_kilometra
Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka njoftuar për testimin me sukses të një rakete inteligjente me rreze veprimi 300 kilometra nga ana e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit në një prej rajoneve të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2021 10:01 Europe/Tirane
  • Ushtria iraniane teston një raketë inteligjente me rreze veprimi 300 kilometra

Komandanti i forcave tokësore të ushtrisë së Iranit ka njoftuar për testimin me sukses të një rakete inteligjente me rreze veprimi 300 kilometra nga ana e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit në një prej rajoneve të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Kjomars Hejdari gjatë festivalit të dytë kombëtar për idetë e dëshmorit Namxhu që u zhvillua sot në shtabin komandues të këtyre forcave, vuri në dukje kapacitetet e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit në fushën e artilerisë, raketahedhësve dhe llojeve të ndryshme të raketave dhe para gazetarëve deklaroi: "Tani kur po flas me ju, njësia raketore e forcave tokësore të ushtrisë së Iranit në një prej rajoneve të vendit, është duke testuar raketën inteligjente me rreze veprimi 300 kilometra. Kjo raketë është e kategorisë së raketave me rreze të mesme veprimi të forcave tokësore të ushtrisë dhe sot kjo raketë testohet dhe vlerësohet nga aspekti i precizitetit dhe forcës që ka. Në lidhje me karakteristikat operative të kësaj rakete, duhet thënë se kjo raketë ka kapacitete për qëllimin preciz të objektivit, është raketë inteligjente dhe është e pajisur me sistemet përkatëse automatike dhe mund të përdoret në kushte të ndryshme klimatike. Ne po bëjmë përpjekje që armatimet tona në këtë drejtim së pari të jenë inteligjente dhe së dyti të jenë të pajisur me sistemet automatike".