Vaksina iraniane 100% efikase kundër Koronas Angleze
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104394-vaksina_iraniane_100_efikase_kundër_koronas_angleze
Shefi i shtabit kundër pandemisë Korona ka njoftuar për efikasitetin 100% të vaksinës iraniane kundër virusit të zhvilluar “Korona Angleze”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2021 09:40 Europe/Tirane
  • Vaksina iraniane 100% efikase kundër Koronas Angleze

Shefi i shtabit kundër pandemisë Korona ka njoftuar për efikasitetin 100% të vaksinës iraniane kundër virusit të zhvilluar “Korona Angleze”.

Muhamed Mokhbar gjatë përurimit të një projekti të madh laboratorik në provincën Fars të Iranit, duke folur për përfundimin me sukses të fazës së parë të testimit njerëzor të vaksinës iraniane kundër virusit Korona dhe arritjes së rezultateve të mira, tha: “Me kryerjen e testimeve të ndryshme mbi vaksinën “Covo Barakat” të Iranit është përcaktuar se kjo vaksinë ka efikasitet 100% mbi virusin e zhvilluar të njohur me emrin “Korona Angleze”.

Muhamed Mokhbar duke thënë se gjatë fund të këtij muaji do të fillojë faza e dytë e testimit njerëzor të vaksinës iraniane, shtoi: “Në rast se do të jetë i suksesshëm edhe testimi gjatë fazës së dytë, atëherë në fillim të muajit prill do të fillojë faza e tretë e testimit njerëzor të kësaj vaksine. Paralel me çuarjen para të projekteve hulumtuese të vaksinës iraniane kundër virusit Korona, po zhvillohet edhe infrastruktura e prodhimit me shumicë të kësaj vaksine dhe brenda dy jave të ardhshme do të përurohet fabrika më e madhe në rajon për prodhimin e vaksinës kundër virusit Korona me kapacitet prodhimi 2 deri 3 milionë doza të vaksinës në muaj. Ndërsa deri në fund të muajit prill, do të zgjerohet infrastruktura e kësaj fabrike dhe do të rritet kapaciteti për prodhimin e 14 deri 15 milionë doza në muaj të vaksinës iraniane kundër virusit Korona”.