44 të plagosur në tërmetin e rajoneve Jasuxh dhe Si Sakht
Një tërmet me madhësi 5.6 ballë ra në orën 22:55:34 të së Mërkurës dhe tronditi qytetet Jasuxh dhe Si Sakht në Provincat Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad.
Sipas IRNA, Organizata Iraniane e Emergjencave njoftoi se 44 njerëz janë plagosur nga ky tërmet deri më tani. Lëndimet u shkaktuan nga frika dhe ikja dhe për fat të mirë tërmeti deri më tani nuk ka vrarë askënd. Pas tërmetit, banorët e Sisakht lanë shtëpitë e tyre në një mot të ftohtë dhe nën zero gradë dhe shkuan në vende të hapura. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesat në zonë. Mehdi Valipour, kreu i Shoqatës i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane për Ndihmën dhe Shpëtimin, dërgoi gjashtë ekipe vlerësimi në zonat e goditura nga tërmeti në kufirin midis dy provincave të Isfahanit dhe rajonet Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad. Ai shtoi: Ekipet e ndihmës së shpejtë, ekipet mjekësore, ofruesit e shërbimeve janë vendosur tani në qytetin Sisakht dhe fshatrat përreth dhe janë të gatshëm t'u shërbejnë njerëzve.