Namaki: Sot fillon faza e dytë e vaksinimit kundër virusit Korona
Ministri i shëndetësisë së Iranit deklaroi se sot (të mërkurën) ka filluar faza e dytë e vaksinimit kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Sa’id Namaki, ditën e mërkurë, në lidhje me procesin e fazës së dytë të vaksinimit kundër virusit Korona, deklaroi: “Në fillim, grupet më të rrezikuara siç janë personeli shëndetësore, personeli i reparteve spitalore, invalidët e sulmeve kimike, personat e moshuar, personat me të meta fizike, personeli i ekipeve emergjente; përbëjnë grupet e para që marrin vaksinën. Vaksina e re në fillim të javës së ardhshme do të arrijë në Iran dhe menjëherë do të fillojmë vaksinimin edhe me atë vaksinë dhe kjo do të vazhdojë deri në kohën e prodhimit të vaksinës iraniane”.
Namaki në lidhje me vaksinën iraniane “Cov Iran Barakat”, tha: “Faza e parë e testimit njerëzor të kësaj vaksine ka përfunduar në nivel të mirë dhe shpresojmë që po në këtë mënyrë ta kalojmë edhe fazën e dytë dhe të tretë të testimit, ndërsa shpresojmë që në fund të muajit mars edhe procesi i prodhimit të vaksinës “Pastor” të kalojë pa problem. Gjithashtu ka filluar edhe faza e studimit shkencor të vaksinës “Razi” dhe gjithashtu në vazhdim do të blejmë edhe një vaksinë nga Kina”.