Ruhani: Qeveria e Amerikës duhet ta ndalë terrorizmin ekonomik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104680-ruhani_qeveria_e_amerikës_duhet_ta_ndalë_terrorizmin_ekonomik
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Qeveria e Amerikës duhet t’i japë fund menjëherë operacioneve të terrorizmit ekonomik.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 24, 2021 13:14 Europe/Tirane
  • Ruhani: Qeveria e Amerikës duhet ta ndalë terrorizmin ekonomik

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Qeveria e Amerikës duhet t’i japë fund menjëherë operacioneve të terrorizmit ekonomik.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, duke uruar përvjetorin e lindjes së Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës, tha: “Ne kemi nënshkruar marrëveshjen bërthamore dhe kemi zbatuar shumë mirë zotimet tona në kuadër të kësaj marrëveshje, por palët e tjera duhet të gjykojnë vet dhe ta shikojnë kurrë nuk kanë zbatuar zotimet e veta në mënyrë të duhur. Amerika në radhë të parë nuk asgjë për të thënë në këtë drejtim, por edhe palët e tjera nuk kanë zbatuar zotimet e veta. Asnjë shtet përveç Iranit nuk ka zbatuar plotësisht zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.

Ruhani ka thënë: “Ne dëshirojmë që marrëveshja bërthamore të vazhdojë të qëndrojë e fuqishme, mirëpo është shumë e çartë se sot ndodhemi në rrethana në të cilat jeta dhe zbatimi i marrëveshjes bërthamore varët kryesisht nga kjo që të heqë dorë nga terrorizmi ekonomik. Ne nuk po flasim për kushte dhe gjithashtu nuk kemi pritja të larta. Amerika duhej t’i qëndronte besnik zotimeve dhe nënshkrimit të vet dhe të zbatonte angazhimet e veta, mirëpo ajo qeveria e mëparshme doli tërësisht nga kjo marrëveshje, ndërsa tani kjo Qeveri e Amerikës e din se qeveria e mëparshme amerikane ka gabuar. Trojka Evropiane gjithashtu i ka shumë borxh Iranit dhe ne tre vite kemi duruar e pritur ndërsa shtetet evropiane nuk kanë bërë asgjë për Iranin. Unë i pata thënë një prej funksionarëve të lartë evropian se gjatë këtyre tre viteve 200 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta dhe qindra miliardë dollarë dëme jo të drejtpërdrejta i janë shkaktuar Iranit dhe është kryer një krim i madh. Kjo se si duhet kompensuar ky krim i madh dhe ata si duhet veprojmë në këtë kompensim, janë hapa të mëtejshëm, por hapi parë është ndërprerja e krimit”.