Njohja e Ferdosit dhe Eghbalit ndihmon përballjen me sulmet kulturore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i104722-njohja_e_ferdosit_dhe_eghbalit_ndihmon_përballjen_me_sulmet_kulturore
Pjesëmarrësit në konferencë ndërkombëtare virtuale të organizuar me titull “Zhvillimet dhe reformat shoqërore nga pikëpamja e Ferdosit dhe Eghbalit”, kanë theksuar njohjen e poezive dhe pikëpamjeve të këtyre poetëve të mëdhenj për t’u përballur me sulmet kulturore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 25, 2021 10:39 Europe/Tirane
  • Njohja e Ferdosit dhe Eghbalit ndihmon përballjen me sulmet kulturore

Pjesëmarrësit në konferencë ndërkombëtare virtuale të organizuar me titull “Zhvillimet dhe reformat shoqërore nga pikëpamja e Ferdosit dhe Eghbalit”, kanë theksuar njohjen e poezive dhe pikëpamjeve të këtyre poetëve të mëdhenj për t’u përballur me sulmet kulturore.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se vebinari ndërkombëtar “Zhvillimet dhe reformat shoqërore nga pikëpamja e Ferdosit dhe Eghbal Lahuri” u organizua nga departamenti për studimet e Ferdosit dhe iranologjisë në universitetin “LC Lahur” dhe në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës së Republikës Islamike të Iranit.

Në ceremoninë e mbylljes së këtij vebinari që u zhvillua me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura letrare, kulturore dhe politike të Iranit, Pakistanit dhe Indisë, pjesëmarrësit vlerësuan se veprat e Abulkasem Ferdosi dhe Alame Eghbal Lahuri janë kombinim i kulturës, artit dhe identitetit historik dhe fetar.

Boshra Mirza, rektore e universitetit për femra “LC” në qytetin Lahur të Pakistanit, deklaroi: “Njohja e filozofëve dhe figurave të shquara letrare si Ferdosi dhe Eghbal Lahuri, mund ta mbrojë shoqërinë përball rreziqeve të sulmeve dhe depërtimit kulturor të faktorëve të huaj”.

Muhamedreza Nazeri, kryekonsulli i Republikës Islamike të Iranit në Lahur, gjithashtu në këtë konferencë virtuale, tha: “Uniteti Islamik dhe lufta kundër kolonializmit janë prej karakteristikave kryesore të mendimeve dhe ideve të Eghbal Lahuri”.