Mbërritja e vaksinës kineze në Iran
Aeroplani që mbante 250,000 doza të vaksinës kineze Anti-Covid (Sinofarm) u ul këtë mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar Imam Khomeini të Teheranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, këtë mëngjes një dërgesë me 250,000 doza të vaksinës kineze Sinofarm mbërriti në Iran. Kompania ajrore iraniane Mahan Airlines e ka dorëzuar këtë sasi të vaksinave në vend.Më herët, vaksina ruse Sputnik V kishte hyrë në Iran në dy faza. Alireza Reisi, zëdhënës i Shtabit Kombëtar të Luftës kundër Pandemisë së Koronavirusit, tha: "Shpresojmë që deri në fund të prancerës të jemi në gjendje të vaksinojmë grupin me rrezik të lartë, i cili është rreth 1.3 milion njerëz. Pjesa tjetër e vaksinimeve bëhet gradualisht dhe sipas dokumentit kombëtar të vaksinimit kundër Covid 19".