Fillimi i testimit njerëzor të vaksinës iraniane "Cov Pars"
Ka filluar prova klinike e vaksinës së prodhuar nga instituti Razi, e quajtur "Cov Pars".
Sipas Agjencisë së Lajmeve të Iranit Press, prova klinike e vaksinës "Cov Pars" të Institutit Razi, e cila është vaksina e parë me injeksion të proteinave rikombinuara të koronës, filloi sot të Dielën, duke injektuar fazën e parë të testit njerëzor tek dy vullnetarë . Muhamed Hassan Fallah Mehrabadi, nënkryetar për Kërkime dhe Teknologji i Institutit të Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi, njoftoi se numri i vullnetarëve në fazën e parë të testit njerëzor të kësaj vaksine është 133 njerëz dhe shtoi: 13 persona do të marrin vaksinën në grupin e parë dhe pjesa tjetër në katër grupe prej 30 vetash. Ata do të hyjnë në këtë plan studimi. Vaksina Cov Pars Razi është vaksina e parë e futur me injeksion e proteinave të rikombinuara të koronës, e cila u zbulua më parë në Institutin e Kërkimit të Vaksinave dhe Serumit Razi. Kjo vaksinë është vaksina e parë e prodhuar në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përgatitja e vaksinës Razi Cov Pars është bërë nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit dhe me punën e detajuar të ekspertëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave.