Dërgesa e re e vaksinës "Sputnik V" arrin në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105020-dërgesa_e_re_e_vaksinës_sputnik_v_arrin_në_iran
Një zëdhënës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit njoftoi se një ngarkesë e re e vaksinës Sputnik V kishte mbërritur në Teheran.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2021 03:54 Europe/Tirane
  • Dërgesa e re e vaksinës

Një zëdhënës i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit njoftoi se një ngarkesë e re e vaksinës Sputnik V kishte mbërritur në Teheran.

"Kianoosh Jahanpour", zëdhënësi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të Iranit, të enjten në një intervistë me Agjencinë e Radios dhe Televizionit tha: "Dërgesa e re e vaksinës Sputnik V do të kodohet në Administratën e Ushqimit dhe Barnave". Kianoosh Jahanpour, duke deklaruar se dërgesa e tretë e vaksinës "Sputnik V" që përmban 200,000 doza mbërriti sot në Teheran nga Moska dhe shtoi: "Kjo dërgesë së pari do të  kodphet dhe etiketohet në Administratën e Ushqimit dhe Barnave dhe më pas do t'i dorëzohet Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë, për të filluar injeksionin sipas dokumentit kombëtar të vaksinimit.  Sipas Jahanpour: Duke përfshirë këtë dërgesë, deri më tani në vend janë importuar 320,000 doza të vaksinës ruse Sputnik dhe 250,000 doza të vaksinës kineze "Sinofarm". "Kazem Jalali", Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Rusi, njoftoi fillimin e ndërtimit të një linje të përbashkët prodhimi për vaksinën Sputnik në të ardhmen e afërt dhe tha: "Së shpejti kjo linjë e përbashkët e prodhimit do të nisë në Teheran dhe Irani do të mund të prodhojë vaksina jo vetëm për nevojat e brendshme por edhe furnizimin e fqinjëve.