Irani mbështet stabilitetin në tregun e naftës
(last modified Fri, 05 Mar 2021 13:09:36 GMT )
Mars 05, 2021 14:09 Europe/Tirane
  • Irani mbështet stabilitetin në tregun e naftës

Ministri i naftës së Republikës Islamike të Iranit ka theksuar se Irani mbështet stabilitetin në tregun e naftës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bizhen Zangene, ministri i naftës së Iranit, ditën e enjte pas takimit të Opec Plus, vuri në dukje vazhdimin e marrëveshjes për reduktimin e prodhimit të Opec Plus për muajin prill dhe tha: “Tregu i naftës në rrethanat aktuale është stabil. Vendimi kryesor që është marrë, ishte ky që 150 mijë fuqi t’i shtohen prodhimit të Rusisë dhe Kazakistanit dhe prodhuesit e tjerë të naftës ta stabilizojnë prodhimin e tyre. Më 1 prill të vitit 2021, do të mbahet takimi i ardhshëm i Opec Plus për të shqyrtuara tregun e naftës”.

23 prodhuesit anëtarë dhe joanëtarë të OPEC të quajtur “OPEC PLUS” ditën e enjte në takimin e 14-të të ministrave të naftës dhe energjisë së kësaj organizate kanë zhvilluar takim nëpërmjet videkonferencës dhe me përjashtim të Rusisë dhe Kazakistanit, ashtu si për muajin shkurt dhe mars, kanë rënë dakord për ndërprerjen e shtimit të prodhimit.

 

Tags