Presidenti i Rusisë i përgjigjet mesazhit të rëndësishëm të Ajetollah Khameneit
Presidenti i Rusisë Vladmir Putin iu përgjigj me shkrim një mesazhi të rëndësishëm që i ishte dërguar muajin e kaluar nga ana e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, në të cilën Lideri Suprem kishte nënvizuar natyrën "strategjike dhe të fortë" të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ambasadori i Rusisë në Teheran, Levan Jagarian i dha të shtunën përgjigjen Ali Akbar Velajatit, një këshilltar i lartë i Ajetollah Khameneit. Në takimin e tyre të së Shtunës, Velajati dhe ambasadori rus adresuan gjithashtu çështjen e marrëdhënieve dypalëshe, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të tyre në të gjitha fushat, duke përfshirë sektorët e mbrojtjes, naftës, teknologjisë bërthamore, industrisë, bujqësisë dhe tregtisë. Velajati i quajti dy vendet fqinjë "miq të rëndësishëm" me njëri-tjetrin, marrëdhënia strategjike e të cilëve karakterizohej nga "parimi i respektit reciprok". Në rastin e Sirisë, tha Velajati, "bashkëpunimi shumë efektiv" i Teheranit dhe Moskës ndihmoi vendin arab t'i rezistonte triumfalisht "një lufte të imponuar ndërkombëtare" me rekrutë nga më shumë se 70 vende. Ambasadori i Rusisë në Teheran, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë në lidhje me cilësinë progresive të lidhjeve dypalëshe, duke theksuar se dy vendet kishin ndërmarrë "hapa efektivë" drejt zgjerimit të marrëdhënieve.