Ruhani: Evropa t’i japë fund mosveprimit ndaj marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105128-ruhani_evropa_t’i_japë_fund_mosveprimit_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Irlandës, theksoi se Evropa duhet t’i japë fund mosveprimit ndaj marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 07, 2021 14:33 Europe/Tirane
  • Ruhani: Evropa t’i japë fund mosveprimit ndaj marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Irlandës, theksoi se Evropa duhet t’i japë fund mosveprimit ndaj marrëveshjes bërthamore.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Iranit, sot (të dielën) në Teheran priti në takim Simon Coveney, ministrin e punëve të jashtme të Irlandës, ku tha: “Këshilli i Sigurimit i OKB duhej të merrte qëndrime të përshtatshme ndaj qeverisë së mëparshme të Amerikës për shkak të shkeljes së rezolutës së këtij institucioni ndërkombëtar. Sanksionet e paligjshme dhe fushata e presionit maksimal të Amerikës kundër popullit të Iranit ka dështuar dhe këtë e pohojnë edhe autoritetet e qeverisë së re të Amerikës. Aktivizimi i marrëveshjes bërthamore si një marrëveshje shumëpalëshe dhe ndërkombëtare kushtëzohet me anulimin e sanksioneve të Amerikës dhe zbatimit të plotë të zotimeve nga ana e të gjitha palëve”.

Presidenti iranian shtoi: “Irani është i zotuar ndaj marrëveshjes bërthamore dhe për ruajtjen e saj dhe është e vetmja palë që ka paguar shpenzime për këtë marrëveshje, mirëpo kjo çështjeje nuk mund të vazhdojë më në këtë formë. Veprimet e Iranit në ndërprerjen e zbatimit të Protokollit Shtesë janë marrë në bazë të planit të miratuar në Parlamentin Islamik të Iranit. Por pavarësisht ndërprerjes së zbatimit të Protokollit Shtesë, Irani është i vendosur për bashkëpunim me ANEA-në. Irani është i gatshëm që pas heqjes së sanksioneve të paligjshme të Amerikës, menjëherë të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me marrëveshjen bërthamore dhe të zbatojë zotimet e veta”.

Nga ana e tij ministri i punëve të jashtme të Irlandës në këtë takim deklaroi: “Dalja e ish-presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore ishte një gabim historik”.