Vazhdimi i stërvitjeve detare të Iranit me Kinën dhe Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105244-vazhdimi_i_stërvitjeve_detare_të_iranit_me_kinën_dhe_rusinë
Zëvendëskomandanti i Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: "Ushtrimet detare me Kinën dhe Rusinë do të vazhdojnë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 09, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i stërvitjeve detare të Iranit me Kinën dhe Rusinë

Zëvendëskomandanti i Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: "Ushtrimet detare me Kinën dhe Rusinë do të vazhdojnë".

Admiral Hamze Ali Kaviani, Zëvendëskomandant i Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi mbajtjen e stërvitjeve të përbashkëta me fuqitë e mëdha detare bazuar në kapacitetin e Republikës Islamike të Iranit në krijimin e aleancave me vendet miqësore, aleate, vëllazërore dhe vendet islamike dhe shtoi: Diplomacia e mbrojtjes është e përhapur në rajon. Admiral Kaviani shtoi: "Flotat e Republikës Islamike të Iranit janë forca të fuqishme që sot kanë aftësinë për të vendosur siguri në Gjirin Persik, ngushticën e Hormuzit, Oqeanin Indian verior dhe kudo që e kërkojnë interesat e Republikës Islamike të Iranit." Zëvendëskomandanti i Marinës së Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në lidhje me statusin e fundit të destrojerit Dena tha: Destrojeri plotësisht iranian Dena është seria e pestë e destrojerëve të klasit Vala që do të bashkohet me Marinën e Republikës Islamike të Irani në të ardhmen e afërt.