Zarif: Vetëm Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore
(last modified Wed, 10 Mar 2021 07:41:55 GMT )
Mars 10, 2021 08:41 Europe/Tirane
  • Zarif: Vetëm Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, duke iu referuar përgjegjësive të trojkës evropiane dhe amerikane në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, deklaroi se vetëm Irani i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Sipas IRNA; Ministri i Jashtëm iranian të martën në një mesazh në faqen e tij në Twitter shkroi: Shtetet e Bashkuara dhe tre vendet evropiane më në fund duhet të përmbushin detyrimet e tyre në vend që të nxjerrin pretekste . Zarif shtoi se marrëveshja bërthamore është një program gjithëpërfshirës i përfunduar nga P5 + 1 (përfshirë Shtetet e Bashkuara) dhe Irani. Ai vuri në dukje se në përmbajtje të kësaj marrëveshjeje qëndron koncepti "gjithëpërfshirës". Deklaratat e Zarif janë përgjigje ndaj thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për një "marrëveshje gjithëpërfshirëse" me Iranin përveç marrëveshjes bërthamore. Sot, 140 ligjvënës amerikanë i shkruan përsëri një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA Anthony Blinken duke kërkuar një marrëveshje "gjithëpërfshirëse" me Iranin, pavarësisht nëse Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe theksuan se ai duhet t'u kthehet zotimeve të tij. Pas tërheqjes së njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore ( më 8 maj 2018), Irani u përpoq të mbante marrëveshjen bërthamore me kusht që palët e tjera të marrëveshjes të respektonin detyrimet e tyre, por evropianët nuk patën sukses në masat praktike për zbatimin e premtimeve për të ruajtur marrëveshjen. Republika Islamike e Iranit gjithashtu më 23 Shkurt pezulloi veprimet vullnetare nën marrëveshjen bërthamore brenda kornizës së Ligjit mbi "Veprimin Strategjik për Heqjen e Sanksioneve dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Iranian".  

Tags