Amir Abdullahian: Politika evropiane e negociatave është një mundësi e djegur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105256-amir_abdullahian_politika_evropiane_e_negociatave_është_një_mundësi_e_djegur
Asistenti Special i Kryetarit të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare e quajti humbje kohe politikën evropiane të negociatave dhe mungesën e përpjekjeve serioze për heqjen e sanksioneve të njëanshme të SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2021 05:12 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Politika evropiane e negociatave është një mundësi e djegur

Asistenti Special i Kryetarit të Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit për Çështjet Ndërkombëtare e quajti humbje kohe politikën evropiane të negociatave dhe mungesën e përpjekjeve serioze për heqjen e sanksioneve të njëanshme të SHBA.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Hussein Amir-Abdollahian, në një takim me ambasadorin danez në Teheran, Jasper War, kritikoi mosveprimin e tre vendeve evropiane që negociojnë në marrëveshjen bërthamore dhe tha: Shtetet e Bashkuara dhe tre vendet Britania , Gjermania dhe Franca me sjelljen e tyre po e çojnë marrëveshjen bërthamore drejt vdekjes. Asistenti Special i Kryetarit të Parlamentit Iranian për Çështjet Ndërkombëtare e quajti një mundësi të djegur politikën evropiane të negociatave dhe mungesën e përpjekjeve serioze për heqjen e sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër popullit iranian dhe tha: Nëse sanksionet nuk hiqen dhe palët e tjera nuk përmbushin detyrimet e tyre, Republika Irani Islamik ka skenarë edhe më të rinj.  Në këtë takim, përveçse theksimit të bashkëpunimit në rritje të Danimarkës me Republikën Islamike të Iranit ambasadori danez vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, pozicionin e vendit të tij në mbështetjen e marrëveshjes bërthamore dhe nevojën për ta ruajtur dhe ringjallur atë nga të gjithë dhe deklaroi se palët duhet të përmbushin detyrimet e tyre.  Të dy palët diskutuan gjithashtu për çështje të ndryshme, duke përfshirë nevojën për të zgjeruar marrëdhëniet parlamentare midis parlamenteve të të dy vendeve dhe disa zhvillime në rajon dhe botë.  Zhvillimi i marrëdhënieve gjithëpërfshirëse parlamentare, bashkëpunimi i komisioneve të specializuara dhe grupeve parlamentare të miqësisë, shkëmbimi i delegacioneve, si dhe zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve ishin çështjet e theksuara nga palët gjatë takimit.