Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane: Kërcënimet e sionistëve rrjedhin nga frika
Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane deklaroi: Kërcënimet e sionistëve rrjedhin nga frika e tyre, sepse ata i dinë aftësitë e Republikës Islamike.
Sipas Agjencisë së Lajmeve IRIB, Gjeneral Brigade Muhamed Husein Dadras, Zëvendëskomandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane, tha: "Kur ishim nën sanksione dhe madje nuk na lejohej as të përdornim burimet tona, ne nuk ndejtëm duarkryq dhe i shtuam përpjekjet tona, siç tregohet në prodhimin e avionëve luftarakë. Përveç kësaj, ne ndërtojmë anijet, radarët dhe raketat tona edhe më mirë se modelet e ngjashme të huaja". Duke theksuar nevojën për t'u bërë më të fortë për të mbrojtur burimet dhe interesat e vendit, Gjeneral Brigade Dadras tha: "Arroganca globale nuk do të na lërë të qetë, dhe për sa kohë që këto burime të mëdha të dhëna nga Zoti ekzistojnë në vendin tonë, arroganca botërore është lakmitare për këto burime". Zëvendëskomandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane shtoi: "Vendet e rajonit që janë nën dominimin e arrogancës, në krye të këtyre vendeve janë njerëz të cilët, duke pranuar dominimin, plaçkitin pasuritë e vendit të tyre dhe shkatërrojnë dinjitetin e vendit të tyre. Kështu, bota e pushtetit, duke pudrosur skenën, e harton hapësirën në një mënyrë të tillë që realiteti të mos zbulohet".