Gjeneral Gha’ani: Me kohë do të dëgjohet thyerja e Amerikës
Komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit ka deklaruar se në kohën e duhur do të dëgjohet zhurma e thyerjes së Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRB njoftoi se gjeneral Ismail Gha’ani, komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, gjatë një ceremoni për përkujtimin e martirëve të Mbrojtjes së Lavdishme të Iranit kundër Irakut, vuri në dukje se Amerika me atentatin terrorist dhe vrasjen e gjeneral Kasem Sulejmani, ka vërtetuar para të gjitha botës se është shtet kriminel, ndërsa tha: “Do ta thyejmë Amerikën kriminale dhe me kohë do të dëgjohet zhurma e thyerjes së Amerikës”.
Gjeneral Gha’ani shtoi: “Forcat e rezistencës së Palestinës dhe Jemenit të cilat me duar bosh po prodhojnë raketa dhe po e sulmojnë regjimin Al Saud, janë ndjekës së shkollës së Imam Khomejnit (ra) dhe të martirëve të Revolucionit Islamik të Iranit”.
Komandanti i forcës “Kods” të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se fuqitë arrogante si Amerika dhe regjimi sionist janë dobësuar më shumë se në çdo kohë tjetër, shtoi: “Edhe pse të gjitha kushtet dhe mundësitë e botës ndodhen në dispozicion të regjimit sionist, mirëpo ai po ndërton mur rreth e rrotull vete me lartësi 6 metra në mënyrë që të mbetet në siguri”.