Irani mohon përfshirjen në sulmet në Irak
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara ka mohuar çdo përfshirje të Iranit në sulmet e fundit ndaj bazave të SH.B.A.-së në Irak, duke i quajtur sulmet ajrore të SH.B.A.-së ndaj forcave irakiane një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Sipas IRNA, "Maxhid Takhtrevançi" në letër dënoi me forcë sulmin e fundit të SHBA ndaj forcave irakiane në kufirin siriano-irakian dhe tha se sulmet e SHBA në kufirin irakiano-sirian kanë rritur intensitetin e tensioneve rajonale dhe nuk kanë sjellë asnjë përfitim përveçse në interes të grupeve terroriste. "Republika Islamike e Iranit nuk ka marrë pjesë në ndonjë sulm të armatosur, direkt ose indirekt, ndaj ndonjë individi amerikan ose entiteti në Irak," tha Takhtrevançi, duke mohuar çdo akuzë për përfshirjen e Iranit në sulmet raketore. "Prandaj ne hedhim poshtë çdo pretendim të përfshirjes së nënkuptuar ose të qartë në sulmet ndaj forcave të SHBA në Irak," tha Përfaqësuesi i Përhershëm iranian në Kombet e Bashkuara. "Pretendime të tilla janë plotësisht të pabazuara, të pavlefshme dhe të pavërteta", shtoi ai. Takhtrevançi tha: "Kjo çështje përkeqëson situatën e tensionuar në rajon dhe në praktikë, u shërben vetëm interesave të grupeve terroriste në këto vende, të cilët duhet të ndalen". Një kontraktor amerikan u vra në një sulm me raketa më datë 3 mars në një bazë ushtarake amerikane në provincën Al-Anbar të Irakut. Pas incidentit, Shtetet e Bashkuara pretenduan se "grupe të mbështetura nga Irani" kishin kryer sulmin në Irak.