Ruhani: Viti 1400, vit i ndaljes së pandemisë Korona dhe sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i105600-ruhani_viti_1400_vit_i_ndaljes_së_pandemisë_korona_dhe_sanksioneve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se viti 1400 në kalendarin iranian shënon fillimin e një shekullit të ri dhe është viti i ndaljes së pandemisë së virusit Korona dhe ngadhënjimit të prerë të popullit të Iranit ndaj sanksioneve të padrejta.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 17, 2021 12:27 Europe/Tirane
  • Ruhani: Viti 1400, vit i ndaljes së pandemisë Korona dhe sanksioneve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se viti 1400 në kalendarin iranian shënon fillimin e një shekullit të ri dhe është viti i ndaljes së pandemisë së virusit Korona dhe ngadhënjimit të prerë të popullit të Iranit ndaj sanksioneve të padrejta.

Hasan Ruhani gjatë fjalës së tij pas përfundimit të mbledhjes së fundit të Qeverisë së Iranit për vitin 1399, deklaroi: “Populli i Iranit i cili me qëndresën dhe unitetin e vet, në të gjitha sferat ka shënuar suksese të shkëlqyeshme, edhe viti i ardhshëm do të jetë vit i fitoreve të mëdha”.

Hasan Ruhani duke thënë se shpresojmë që në vitin 1400 vaksinat iraniane Iran Barakat, Razi dhe Fakhra kundër virusit Korona do të kenë sukses dhe do të vendosen në dispozicion të qytetarëve iranianë, theksoi: “Viti i ardhshëm me patjetër do të jetë një vit më i mirë për ta ndalë pandeminë e virusit Korona dhe të gjithë duhet të bashkëpunojmë dhe të tregojmë solidaritet duke respektuar me saktësi protokollet shëndetësore”.  

Ruhani vuri në dukje faktin se që nga tre vite më parë ka filluar lufta ekonomike kundër Iranit dhe në këtë luftë Irani ka qenë vetëm, shtoi: “Ashtu sikur që në luftën tetë vjeçare të imponuar ishim vetëm përball agresorëve dhe populli i Iranit ka qëndruar i palëkundur, edhe në këto tre vite të luftës imponuese ekonomike populli i Iranit ka qenë vetëm dhe ka rezistuar me të gjithë kapacitetin e vet”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje faktin se në të gjitha vendet me përjashtim pak vendeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë Korona, janë përballur me rritje negative ekonomike, shtoi: “Në tre muajt e parë të kësaj periudhe, ekonomia jonë ishte në stagnim negativ, mirëpo janë bërë përpjekje dhe punë shumë të mira dhe në tre muajt e dytë dhe të tretë si rezultat i kësaj pune, ne arritën ta kthejmë rritjen ekonomike në ecje pozitive”.

Presidenti iranian tha se sot rrethanat për thyerjen e sanksioneve janë më të përshtatshme se në çdo kohë tjetër, ndërsa deklaroi: “Amerikanët shumë kanë thënë se dëshirojnë të kthehen në rrugën e zbatimit të zotimeve dhe marrëveshjes bërthamore, mirëpo për ne nuk mjaftojnë vetëm deklaratat dhe po presim veprim konkrete”.