Putin i dërgon mesazh urimi për Novruz presidentit iranian
Presidenti i Rusisë i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Iranit në të cilin i ka uruar atij festën e Novruzit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në mesazhin e tij dërguar Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, duke uruar festën e Novruzit, ka shkruar: “Jam i sigurt se zgjerimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve konstruktive në të gjitha fushat i përgjigjet interesave themelore të popujve të të dy vendeve dhe kjo është në rrugën e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.
Presidenti i Rusisë në këtë mesazh ka shtuar: “Marrëdhëniet e Rusisë dhe Iranit janë të ndërtuara mbi traditën e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe respektit reciprok”.