Ghalibaf: Marrëveshja strategjike me Kinën, element madhor për prodhimin e energjisë
Kryetari i Parlamentit të Iranit Muhamed Baker Ghalibaf deklaroi se nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi strategjik me Kinën është një faktor kryesor për zhvillimin e fuqisë politiko-ekonomike të Iranit.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter të Dielën, Ghalibaf tha se marrëveshja 25-vjeçare e partneritetit strategjik e nënshkruar midis Iranit dhe Kinës "është Cutnjë element madhor për prodhimin e energjisë" brenda kornizës së qasjes së Iranit "Vështrim në Lindje dhe Euroazi përmes një qasje të ekuilibruar dhe një politikë të jashtme të orientuar drejt ekonomisë ". "Për fat të keq, mundësi të rëndësishme janë humbur deri më tani, dhe madje edhe tani, është e nevojshme një vendosmëri serioze për ta përkthyer këtë dokument strategjik në bashkëpunim strategjik, në mënyrë që kombi i dashur iranian të jetë në gjendje të përfitojë nga favoret e tij ekonomike", shtoi Kryeparlamentari iranian.