Shkatërrohet një grup terrorist në provincën Khuzestan të Iranit
Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit në provincën Khuzestan në jugperëndim të iranit, të dielën në mbrëmje kanë njoftuar për arrestimin dhe shkatërrimin e elementëve të një ekipi terrorist në qytetin Shush të kësaj province.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e Gardës Revolucionare në provincën Khuzestan të Iranit, me anë të një deklarate për media kanë njoftuar se gjatë natës së kaluar një ekip terrorist i grupit separatist “Haraketul-Nidal” kanë sulmuar me armë qendrat ushtarake dhe policore në rrethin Shush dhe kanë tentuar të hyjnë në këto qendra, por me vigjilencën dhe gatishmërinë e forcave të sigurisë, është neutralizuar ky sulm dhe janë plagosur dy terroristë që njëri prej tyre ka vdekur gjatë transferimit në spital.
Gjatë këtij operacioni forcat e sigurisë së Iranit kanë zbuluar dhe konfiskuar një sasi të armëve dhe municionit të terroristëve.