Zarif i bënë thirrje OKB për të lehtësuar negociatat mes palëve afgane
(last modified Tue, 30 Mar 2021 11:37:54 GMT )
Mars 30, 2021 13:37 Europe/Tirane
  • Zarif i bënë thirrje OKB për të lehtësuar negociatat mes palëve afgane

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë fjalës së tij në sesionin e nëntë të konferencës ndërkombëtare “Zemra e Azisë” ka thënë se e vetmja rrugë për vendosjen e stabilitetit të përhershëm në Afganistan është dialogu mes grupeve afgane.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të martën gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare “Zemra e Azisë” vuri në dukje përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit për integrim rajonal dhe për hyrjen e Afganistanit në ekuacionet e zhvillime të rajonit, ndërsa tha se vendosja e paqes dhe stabilitetit në këtë vend mund të realizohet vetëm nëpërmjet rrugës së dialogut mes grupeve afgane.

Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu i bëri thirrje OKB për të lehtësuar procesin e negociatave mes grupeve afgane dhe theksoi se çfarëdo lloj marrëveshje për paqe në këtë vend duhet të jetë garantuese e të drejtës për përcaktimin e fatit të popullit të Afganistanit.

Zarif vuri në dukje lidhjen e hekurudhës së Afganistanit me rrjetin e hekurudhës së Iranit që u realizuar gjatë vitit të kaluar dhe këtë zhvillim e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në kuadër të formimit të një rrjeti rajonal dhe ndërkombëtar të hekurudhës.

Zarif gjithashtu vuri në dukje edhe veprimet dhe përpjekjet e Iranit për të siguruar nevojat e Afganistanit në përballje me pandeminë e virusit Korona dhe theksoi vazhdimin e këtyre veprimeve të Iranit ndërsa kërkoi nga të gjitha vendet që të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë së virusit Korona.

Duke folur për sukseset e çmuara të popullit të Afganistanit në krijimin e shtetit të ligjit sidomos hartimit të Kushtetutës, Zarif i quajti të domosdoshme përpjekjet e vendeve rajonale për të lehtësuar procesin e dialogut mes grupeve afgane për vendosjen e paqes në këtë vend ndërsa i quajti jokonstruktive planet e imponuara nga disa faktorë të huaj që bëhen me qëllime të caktuara politike.

Tags