Gjeneral Gudarzi: Me bashkëpunimin e Iranit dhe Irakut shkatërrohen grupet terroriste
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106222-gjeneral_gudarzi_me_bashkëpunimin_e_iranit_dhe_irakut_shkatërrohen_grupet_terroriste
Komandanti i forcave kufitare të Iranit vuri në dukje bashkëpunimin dhe koordinimin e mirë që ekziston mes forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut dhe tha se një prej programeve të përbashkëta të forcave kufitare të këtyre dy shteteve në këtë vit është shkatërrimi i bazave të grupeve terroriste dhe destruktive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 01, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Gjeneral Gudarzi: Me bashkëpunimin e Iranit dhe Irakut shkatërrohen grupet terroriste

Komandanti i forcave kufitare të Iranit vuri në dukje bashkëpunimin dhe koordinimin e mirë që ekziston mes forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe Irakut dhe tha se një prej programeve të përbashkëta të forcave kufitare të këtyre dy shteteve në këtë vit është shkatërrimi i bazave të grupeve terroriste dhe destruktive.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Ahmed Ali Gudarzi ditën e enjte në takim me komandantët dhe drejtuesit forcave të sigurisë dhe rendit dhe forcave kufitare në provincën Kermanshah, deklaroi: “Republika Islamike e Iranit sot fal udhëheqjes së matur dhe sakrificës dhe besnikërisë së forcave ushtarake të sigurisë, gëzon një situatë të sigurisë shumë të përshtatshme. Në vijën kufitare të provincës Kermanshah ekziston një siguri shumë e mirë. Pikat kufitare të kësaj province janë ndër pikat kufitare më të sigurta të kufijve të Iranit që tregon praninë vigjilente dhe me program të bashkëpunëtorëve tanë. Kermanshah pavarësisht se është në kufij me dy rajone arabe dhe kurde të Irakut ku kohë pas kohe lëvizin grupe terroriste dhe armiqësore me mbështetjen e armiqve të Iranit, ka rrethana dhe kushte shumë të mira dhe nuk ekziston kurrfarë shqetësimi në lidhje me kufijtë e kësaj province. Në këtë kuadër dhe në bashkëpunim dhe koordinim mes forcave kufitare të Republikës Islamike të Iranit dhe të shtetit të Irakut, këtë vit janë marrë veprime dhe masa serioze për shkatërrimin e shtrofullave të grupeve terroriste dhe elementëve destruktivë”.