Sot; "Dita e Natyrës" në Iran
Sot (e Premte), dita e trembëdhjetë e muajit Farvardin, në kalendarin zyrtar Iranian, është emëruar si Dita e Natyrës.
Në ditën e trembëdhjetë të vitit të ri, sipas një tradite të këndshme dhe të mirë populli i Iranit shkon në natyrë për të shijuar një ditë të paharrueshme me familjen dhe të afërmit e vet ndërsa shijonin dhuratat e natyrës. Por atmosfera e Ditës së Natyrës ose e shprehjes së popullit iranian "Sizdah Bedar" këtë vit është i ndryshëm nga vitet e mëparshme për shkak të përhapjes së virusit Korona në vend. Këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, populli i Iranit vazhdon të luftojë virusin Korona me ndjeshmëri dhe bashkëpunim dhe në mënyrë që të respektojë shëndetin e njerëzve dhe të afërmve, iranianët do të vazhdojnë të luftojnë virusin me iniciativa të tilla si "Qëndro në shtëpi" dhe "Mundja e koronës ". Populli i Iranit në periudha të ndryshme historike e konsideronte Nevruzin si festa e krijimit dhe fillimit të ekzistencës dhe 13 Farvadinin e konsideronin fundin e kësaj feste; Kjo ditë për iranianët është një ditë shumë e lumtur dhe e bekuar.