Sportisti iranian në krye të sportistëve të botës në qitje
Në listën e renditjes më të re të Federatës Botërore të Qitjes, sportisti iranian Xhavad Farughi është renditur në pozitën e parë në mesin e sportistëve të qitjes me pistoletë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se pas përfundimit të kampionatit botëror të sportit të qitjes në Indi, është publikuar lista e renditjes së sportistëve të kësaj dege nga Federata Botërore e Qitjes në të cilën Xhavad Forughi pasi ka fituar medaljen e artë në qitje me pistoletë, ka arritur të pozicionohet në vendin e parë të listës së renditjes së Federatës Botërore të Qitjes.
Ndërkohë sportistja iraniane Golnush Sabghat Elahi në grupin e femrave të qitjes me pistoletë është pozicionuar në vendin e shtatë të kësaj listës.