Khatibzade: Politika e prerë e Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106304-khatibzade_politika_e_prerë_e_iranit_është_heqja_e_të_gjitha_sanksioneve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave të zv/sekretarit amerikan të shtetit në lidhje me planin hapa pas hapi për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, ka theksuar se politika e prerë e Republikës Islamike të Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2021 09:25 Europe/Tirane
  • Khatibzade: Politika e prerë e Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj deklaratave të zv/sekretarit amerikan të shtetit në lidhje me planin hapa pas hapi për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, ka theksuar se politika e prerë e Republikës Islamike të Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë ekskluzive me kanalin televiziv Press Tv, ka hedhur poshtë çfarëdo lloj plani për heqjen hap pas hapi të sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe ka deklaruar: “Ashtu sikur që kemi deklaruar shumë herë në mënyrë të qartë, nuk merret për shqyrtim kurrfarë plani për heqjen hap pas hapi të sanksioneve. Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit në lidhje me heqjen e sanksioneve është i qartë dhe nuk ndryshon. Politika e prerë e Republikës Islamike të Iranit është heqja e të gjitha sanksioneve, si ato sanksione të cilat i ka rivendosur Donald Trump pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore si atë të kategori të sanksioneve që ka vendosur për herë të parë Trump ndaj Iranit dhe gjithashtu të gjitha sanksionet e tjera që janë vendosur me çfarëdo emri tjetër”.

Këto deklarata të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit janë bërë në reagim ndaj pretendimeve të Jalina Porter, një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit, në lidhje me takimin e programuar të ditës së martë mes përfaqësuesve të Iranit dhe të shteteve të tjera në Vjenë të Austrisë për të diskutuar për çështjet përkatëse me marrëveshjen bërthamore.

 Jalina Porter të premten pretendoi se takimi i Vjenës do të jetë i përqendruar në lidhje me hapat që duhet të marrë Irani për t’u kthyer në zbatimin e plotë të zotimeve në marrëveshjen bërthamore dhe më pas do të diskutohen hapat që duhet të marrë SHBA për reduktimin e sanksioneve ndaj Iranit në mënyrë që të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta ndaj marrëveshjes bërthamore!

Nga ana tjetër, Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, gjithashtu dje në mbrëmje pas publikimit të disa lajmeve në lidhje me takimin e ditës së martë të komisionit të përbashkët për marrëveshje bërthamore në Vjenë dhe pjesëmarrjen e amerikanëve në Vjenë, ka deklaruar se Republika Islamike e Iranit nuk ka kurrfarë negociata me Amerikën, si në mënyrë të drejtpërdrejtë si në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Erakçi në lidhj me planin hap pas hapi të heqjes së sanksioneve, ka thënë: “Nga pikëpamja jonë, nuk ekziston kurrfarë plani hap pas hapi dhe ne nuk kemi nevojë për ndonjë plan të rrugës. Ne kemi vetëm një hap përfundimtar të cilin duhet ta marrë Amerika dhe të heqë sanksionet e vendosura gjatë katër viteve të fundit dhe më pas ne pasi të vërtetojmë në mënyrë konkrete heqjen e sanksioneve, atëherë edhe Irani kthehet në zotimet e veta. Ne nuk kemi kurrfarë nxitimi në këtë drejtim”.