Eragçi arriti në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106436-eragçi_arriti_në_vjenë
 Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Seyyed Abbas Eragçi, të hënën në mbrëmje arriti në kryeqytetin austriak Vjenë për të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2021 03:03 Europe/Tirane
  • Eragçi arriti në Vjenë

 Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Seyyed Abbas Eragçi, të hënën në mbrëmje arriti në kryeqytetin austriak Vjenë për të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore.

Sipas agjencisë IRNA, takimi i 18-të i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore u mbajt të Premten në formën e një video konference me praninë e delegacioneve iraniane dhe të grupit P4 + 1, dhe pjesëmarrësit vendosën të vazhdojnë takimin në Vjenë të Martën. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin virtual të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore deklaroi se Irani do të ndalojë hapat kompensuese bërthamore menjëherë pasi sanksionet të hiqen dhe kjo të verifikohet. Pas takimit virtual të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, u njoftua se një delegacion amerikan do të ishte gjithashtu në Vjenë të Martën dhe do të zhvillonte bisedime me grupin P4 + 1, me përjashtim Iranin. Njëkohësisht me botimin e këtij lajmi, Eragçi në një deklaratë njoftoi: Ne nuk do të kemi ndonjë bisedim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Shtetet e Bashkuara dhe vetëm anëtarët aktualë të marrëveshjes bërthamore do të jenë të pranishëm në takimin e së Martës në Vjenë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të pranishme në asnjë takim ku merr pjesë Irani, përfshirë edhe ato në Komisionin e Përbashkët të marrëveshjes bërthamore.