Zarif thekson zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Iranit dhe Kirgizitanit
(last modified Tue, 06 Apr 2021 11:52:35 GMT )
Prill 06, 2021 13:52 Europe/Tirane
  • Zarif thekson zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes Iranit dhe Kirgizitanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me homologun e tij të Kirgizistanit në Bishkek, ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në destinacionin e tij të dytë në turneun në rajonin e Azisë Qendrore, në Bishkek të Kirgizistanit, sot është takuar me Ruslan Kazakbajev, ministrin e punëve të jashtme të Kirgizistanit.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Ruslan Kazakbajev në këtë takim kanë theksuar se pasiguria dhe destabilizimi në Afganistan si dhe përhapja e ekstremizmit dhe terrorizmit janë kërcënime të përbashkëta në rajon.

Ministri i jashtëm i Iranit në këtë takim ka shprehur kënaqësi për vizitën e tij në Kirkizistan dhe ka uruar qeverinë dhe popullin e këtij vendi për organizimin me sukses të zgjedhjeve në këtë vend.

Zarif ka deklaruar: “Ekzistojnë marrëdhënie të thella dhe historike, kulturore dhe qytetëruese mes popullit të Iranit dhe popujve të rajonit të Azisë Qendrore. Gjithashtu ekzistojnë interesa të përbashkëta dhe kushte të përshtatshme për shfrytëzimin e rrethanave të rajonit për të zgjerimin e zhvillimit ekonomik dhe siguruar qasjen e Kirgizistanit në ujërat ndërkombëtare dhe në rrugët e tranzitit.

Tags