Bisedime intensive të delegacionit iranian në Vjenë të Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106450-bisedime_intensive_të_delegacionit_iranian_në_vjenë_të_austrisë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë bisedimeve intensive teknike me delegacionet e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në takimin e Vjenës, është takuar dhe ka biseduar edhe me Enrique Mora, koordinatorin e Bashkimit Evropian dhe shefin e komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore me të cilin ka diskutuar në lidhje me zhvillimet dhe programet më të fundit ekzekutive për takimin e Vjenës.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2021 09:34 Europe/Tirane
  • Bisedime intensive të delegacionit iranian në Vjenë të Austrisë

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë bisedimeve intensive teknike me delegacionet e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në takimin e Vjenës, është takuar dhe ka biseduar edhe me Enrique Mora, koordinatorin e Bashkimit Evropian dhe shefin e komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore me të cilin ka diskutuar në lidhje me zhvillimet dhe programet më të fundit ekzekutive për takimin e Vjenës.  

Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka njoftuar se takimi i 18-të i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore i cili u zhvillua të premten në formë virtuale, do të fillojë punimet sot në mënyrë të pranishme të përfaqësuesve të shteteve përkatëse në Vjenë të Austrisë.

Para zhvillimit të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore, janë zhvilluar bisedime intensive mes delegacioneve të ndryshme të cilat po vazhdojnë akoma dhe Sejed Abas Erakçi sot është takuar me shefin e delegacionit të Rusisë ndërsa mbrëmë ka zhvilluar bisedime edhe me shefin e delegacionit të Kinës.

Shefi i delegacionit iranian i pranishëm në takimin e marrëveshjes bërthamore gjithashtu sot në mëngjes është takuar dhe ka biseduar edhe me Enrique Mora, koordinatorin e Bashkimit Evropian dhe kryetarin e komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore me të cilin ka biseduar në lidhje me programin punues të takimit të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore. Pas këtij takimi, gjatë kohës së daljes së Sejed Abas Erakçi nga vendi i takimit, një prej elementëve anti-revolucionar ka filluar të shajë dhe ofendojë atë si dhe ka tentuar të sulmojë në mënyrë fizike, por ka dështuar.

Elementë të grupit terrorist MEK dhe të grupeve të tjera anti-revolucionare në Vjenë janë mbledhur para hotelit ku zhvillohet takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore dhe kanë protestuar kundër këtij takimi.