Zarif bisedon me presidentin e Kirgizistanit për zgjerimin e marrëdhënieve
(last modified Tue, 06 Apr 2021 12:14:23 GMT )
Prill 06, 2021 14:14 Europe/Tirane
  • Zarif bisedon me presidentin e Kirgizistanit për zgjerimin e marrëdhënieve

Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe presidenti i Kirgizistanit gjatë një takimi në Bishkek, kanë biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron për një vizitë zyrtar në Bishkek të Kirgizistanit, ditën e martë është takuar me Sadir Xhaparov, presidentin e Kirgizistanit, me të cilin ka biseduar në lidhje me çështjet me interes të përbashkët të të dy vendeve.

Zarif në këtë takim ka uruar Xhaparov për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Kirgizistanit dhe ka biseduar për potencialet ekzistuese për zgjerimin e bashkëpunimeve mes Iranit dhe Kirgizistanit në fusha të ndryshme.

Zarif në këtë takim vuri në dukje të përbashkëtat kulturore dhe historike e qytetëruese mes të dy vendeve dhe theksoi se mirëqenie, siguria dhe stabiliteti i Kirgizistanit kanë rëndësi për Iranin dhe rajonin.

Presidenti i Kirgizistanit në këtë takim theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimeve të vendit të tij me Iranin dhe tha se ekzistenca e marrëdhënieve të mira politike dhe vazhdimi i tyre mes të dy vendeve tregon interesimin e të dy palëve për ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve. Presidenti i Kirgizistanit gjithashtu falënderoi Republikën Islamike të Iranit për ndihmat e dërguar për vendin e tij në fushën e përballjes me virusin Korona.

Tags