Khatibzadeh: Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106486-khatibzadeh_shtetet_e_bashkuara_duhet_të_heqin_të_gjitha_sanksionet
Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, tha: Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet nëse duan të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2021 03:40 Europe/Tirane
  • Khatibzadeh: Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet

Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, tha: Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet nëse duan të shpëtojnë marrëveshjen bërthamore.

Khatibzadeh të martën në mbrëmje në një intervistë me Press TV tha:  Teherani nuk pranon asnjë plan hap pas hapi për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.  Abbas Eragçi, zëvendës politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, gjithashtu pas takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore tha:  Bisedimet e ekspertëve janë duke u zhvilluar në Vjenë për të hequr sanksionet kundër Iranit.  Sipas tij, negociator do të jenë në Vjenë për të zhvilluar një takim tjetër të Premten.  Takimi i 18-të i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore u mbajt në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga grupi i vendeve 4 + 1 dhe Irani.  Delegacioni iranian u drejtua nga Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian dhe Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.  Përfaqësues nga Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina gjithashtu morën pjesë në takim.  "Heqja e sanksioneve të SH.B.A.-së është hapi i parë dhe më kryesor për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore," u tha Eragçi gazetarëve.  Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian shtoi: "Irani është gati të pezullojë masat e tij bërthamore menjëherë sapo sanksionet të hiqen dhe pasi kjo të verifikohet dhe të kthehet në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore."