Zarif dhe presidenti i Turkmenistanit theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale
(last modified Thu, 08 Apr 2021 12:15:06 GMT )
Prill 08, 2021 14:15 Europe/Tirane
  • Zarif dhe presidenti i Turkmenistanit theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në takim me presidentin e Turkmenistanit, ka theksuar për zgjerimin e marrëdhënieve bashkëpunimeve bilaterale.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në fund të turneut të tij në vendet e Azisë Qendrore, sot (të enjten) ka arritur në Ashkabad dhe është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Turkmenistanit.

Muhamed Xhavad Zarif në këtë takim ka shpjeguar dimensionet e marrëdhënieve të Iranit dhe Turkmenistanit në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore si dhe ka theksuar rëndësinë e marrëveshjeve mes të dy vendeve fqinjë.

Në këtë takim, edhe presidenti i Turkmenistanit duke mbështetur zgjerimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe kulturore mes të dy vendeve, ka theksuar vullnetin serioz të të dy palëve për zgjerimin sa më shumë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes Turkmenistanit dhe Iranit.

Tags